Apliko tani

JAM DAKORD me përpunimin e të dhënave të mia.

Apliko tani

JAM DAKORD me përpunimin e të dhënave të mia.
eCampus University

Përse duhet të zgjidhni Universitetin Ecampus?

Plotësoni formularin për të marrë më shumë informacion menjëherë.

Universiteti Online pranë teje!


Universiteti ECampus është një nga universitetet online më të rëndësishme në Itali, me mbi 100,000 studentë të regjistruar dhe me kurse universitare gjithmonë në rritje. Mund të zgjidhni nga 56 programe tradicionale dhe inovative studimi, të gjitha lehtësisht të arritshme në mënyrë të sigurt dhe direkt nga shtëpia, në 5 fakultete: Ekonomi, Juridik, Inxhinieri, Letërsi dhe Psikologji. Selia qendrore ndodhet në Novedrate (Como), në ish Qendrën Europiane të Trajnimit IBM, në një kampus të rrethuar nga gjelbërimi. Sa i përket provimeve dhe titujve të studimit eCampus është i strukturuar si një univeristet tradicional, por i organizon leksionet krejt ndryshe: studentët mund t’i ndjekin ato online nga kompjuteri i tyre apo në çdo moment të ditës, nëpërmjet aplikacionit mobile. Gjithashtu, çdo student ka në dispozicion një mentor personal të dedikuar dhe paraqite fizikisht (në qendrat akademike) vetëm kur japin provimet ose mbrojnë diplomën.

Struktura teknologjike e universitetit, një nga më të avancuarat, është e projektuar për të realizuar një VLE (Virtual Learning Environment, Ambient Mësimor Virtual) të aftë për të integruar të gjitha funksionet që interneti u mundëson secilit prej studentëve (leksione, verifikime, takime me profesorët, placement, stazh, shërbimet e bibliotekës, shërbimet e administratës etj.).

Për herë të parë në Shqipëri, Universiteti eCampus i ofron të gjithë studentëve shqiptarë mundësinë për të patur një diplomë e cila njihet në të gjithë Bashkimin Europian. Studimet mund të ndiqen lehtësisht kudo që ju të jeni, pa qenë e nevojshme që ju të udhëtoni jashtë vendit.

eCampus University

Përse duhet të zgjidhni Universitetin Ecampus?

Plotësoni formularin për të marrë më shumë informacion menjëherë.