Bachelor si Influencer

Universiteti Ecampus në bashkëpunim me Estela Ujkën do të ofrojnë 5 bursa studimi falas si dhe 20% ulje për të gjithë të interesuarit që regjistrohen përgjatë muajit Janar.

JAM DAKORD me përpunimin e të dhënave të mia.

Prezenca në Mediat Internacionale

La laurea da influencer? Anche i giornali straineri parlano del corso italiano
Want to be social media influencer? There's a degree for that now
Italian university offers degree in how to become an online influencer
Now there's a degree designed for those who want to become an Influencer
...

Çfarë më shtyu të studioja në profilin Influencer?

Prej 7 vitesh pasioni im më i madh janë rrjetet sociale. Përtej një profili të kuruar, fshihet një punë e pafundme për të realizuar fotot, videot dhe për t’i përcjellë mesazhin e duhur audiencës. Me kalimin e viteve ky pasion u kthye në një punë për mua, por për të realizuar një punë specifike, duhet marrë patjetër formimi i duhur. Prandaj, duke bërë kërkimet e nevojshme, pashë një intervistë në një nga mediat më të njohura ndërkombëtare, “Fox Bussines” dhe zbulova se Universiteti eCampus është i vetmi që ofron një program studimi Bachelor si Influencer në gjuhën italiane dhe angleze. Pjesa më tërheqëse për mua në marrjen e këtij vendimi, është fakti që mund të ndjek studimet online pa u privuar nga angazhimet e mia profesionale dhe personale. Prandaj, dhurata që vendosa t'i bëja vetes për vitin 2021, është pikërisht konkretizimi i pasionit tim me anë të një programi Bachelor si Influencer. Ajo ç’ka e zbukuron më tepër këtë dhuratë, është fakti që kjo diplomë njihet në gjithë BE. Të qënit Influencer, është një titull me një peshë të madhe në botën e rrjeteve sociale, ndaj jam e vendosur për këtë hap në karrierën time.